E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, u kap me 500 kg drogë, pranga shqiptarit

Mediat e vendit fqinje njoftojnë se shqiptari është kapur në hapësirën detare të rajonit të Leçes. Sasia e drogës është gjetur në një gomone, ku është arrestuar gjithashtu edhe 30-vjeçari shqiptar.

Sipas forcave të Guardia di Finanza, gomonja kishte ndalur dhe shqiptari po shkarkonte lëndën narkotike, e ndarë në 19 çanta.

Vlera e drogës sipas përllogaritjeve, është 300-400 mijë euro. Ende nuk dihet se nga kishte ardhur droga dhe se ku ishte destinacioni i saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›