E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona: Mirupafshim Argjentinë!

Ish-ylli argjentinas në takimin që ka patur me presidentin e Federatës Agjentinase të Futbollit, i ka kërkuar që të vazhdojë të punojë sëbashku me stafin e tij aktual. Por kërkesa e tij nuk është pranuar nga drejtuesit e federatës dhe në këtë mënyrë Maradona ka vendosur të largohet nga drejtimi i kombëtares argjentinase.

Maradona ishte trajneri i Argjentinës në botërorin afrikan deri kur u eleminua nga Gjermania në fazën e çerekfinaleve me rezultatin e thellë 4-0.

Pas kësaj humbjeje Maradona nuk kishe forcën e duhur morale për të drejtuar përsëri ekipin kombëtar, edhe pse kishte përkrahjen e mbarë popullit argjentinas.

Në ditët pasardhëse pritet që të emërohet trajneri i ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›