Nderim per Deshmoret e Kombit

Megjithëse ende nuk kanë krijuar traditen e Bashkimit para monumentit të
'Nënës Shqipëri', për të lënë mënjanë ndasitë partiake, autoritetet më
të larta shtetërore dhe liderët politikë bënë homazhe në respekt të
atyre që flijuan jetën për Atdheun.
Per kryeministrin Sali Berisha eshte e rendesishme qe ky 5 Maj, i cili perkon me vitin jubile të 100-vjetorit te pavaresise, i gjen shqiptaret te lire ne trojet e tyre, duke realizuar keshtu idealin kombetar, per te cilin u sakrifikuan deshmoret.
"Secili prej tyre qe prehet sot ne flamurin e kombit, kur veshtron vendin e tij, qe 100 vjet me pare perpelitej mes ekzistences dhe mosekzistences si shtet, sheh sot nje Shqiperi anetare te NATO-s, qe rend me ritmet me te shpejta per te kapur dekadat dhe pse jo shekujt, qe iu grabiten nga diktaturat dhe pushtimet, sheh shqiptaret qe jane te lire dhe te sigurte ne te ardhmen e tyre. Prandaj perulemi me nderim, sepse atyre u detyrohemi me te shtrenjten gje qe qe ka njeriu i qyteteruar, dinjitetin dhe lirine", tha Berisha.
Para monumentit te "Nenes Shqiperi" u perkul ne nderim te Deshmoreve te Atdheut edhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Por, duke shprehur nje kendveshtrim te ndryshem nga ai i kryeministri Berisha, kreu i opozites nuk humbi rastin te vinte ne dukje se Shqiperia e sotme nuk eshte ajo qe per te cilen u flijuan Deshmoret e Kombit.
"Une dua te perfitoj nga rasti, per te thene se do bejme gjithçka mundemi qe Shqiperia qe duam te jete ajo qe deshen ata qe prehen ketu dhe ata qe ne rrugen e gjate te sakrificave dhe martirizimeve aspiruan dhe nuk arriten te shohin dot. Shqiperia qe kemi sot nuk eshte Shqiperia, qe ata deshen dhe nuk eshte Shqiperia qe duam. Dhe per kete do te vazhdojne te luftojme, per ato ideale dhe ide qe jane idealet dhe idete e Shqiperise europiane, per ate Rilindje Shqiptare qe jemi te angazhuar", tha Rama.
Ne kete 5 Maj nuk mund te mos nderohej edhe deshmori me i ri i Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye te detyres gjate nje misioni paqeruajtes ne Afganistan. Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nderuan kujtimin e Feti Voglit me nje vizite ne familjen e tij. Kryeministri Berisha ndau me familjaret e tij vleresimet me te mira qe kishte marre per kapiten Feti Voglin nga eproret e tij gjate vizites ne Afganistan, si edhe ngushellime nga Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton. Kryeministri Berisha i shprehu familjes mirenjohjen dhe nderimin e shqiptareve per vepren heroike te kapiten Feti Voglit.
Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim, homazhet u kryen nga sekretari i Pergjithshem i kesaj levizje Luan Rama.
Homazhe ne Varrezat e Dëshmorëve e Dëshmorëve u kryer edhe nga partia Alenaca Kuq e Zi, e cila vendosi nga nje flamur kombetar ne Varret e Deshmoreve te Kombit.
AKZ: Dëshmorët luftuan për flamur, jo për ngjyrime politike
Më herët ishte Aleanca Kuq e Zi që përkujtoi dëshmorët e atdheut që dhanë jetën gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Aktivistët e AKZ vizituan varrezat e dëshmorëve, nderuan të rënët dhe kujtuan kontributin e tyre “për flamurin dhe jo për politikën”.
“Jemi krenarë për dëshmorët e kombit shqiptar. Nderojmë ata që luftuan në trevat etnike. Dëshmorët luftuan për flamur dhe jo për interesa partiake”, deklaroi aktivisti i Aleancës, Myslym Pashaj.
Më pas, aktivistët e grupimit, të shumtë në numër, kanë vendosur flamuj të vegjël pranë varreve të dëshmorëve të atdheut.
Veteranët: Shteti na ka harruar
Një ditë më parë Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ organizoi pranë ambjenteve të SHQUP-it një aktivitet për të përkujtuar dëshmorët e atdheut.
Kryetari i kësaj organizate, Gjergji Velo kujtoi në fjalën e tij kontributin heroik të dëshmorëve të atdheut, si dhe përshëndeti pjesëtarët e familjeve të tyre, të pranishëm në këtë aktivitet.
Zoti Velo u ndal tek mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj simboleve të luftës, por dhe varrezave të dëshmorëve konform ligjit dhe rregullave.
Ndër ta është largimi i monumentit të Heronjve të Vigut në Shkodër, zhdukja e bustit të heroit Misto Mame në Tiranë, si dhe heqja e disa emrave të heronjve të popullit në botimet e fundit të enciklopedisë.