E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderimi i fundit për presidentin e ndjerë Lech Kaczynski


Trupi i pajetë i presidentit të ndjerë polak, Lech Kaczynski së bashkur me 95 viktimat e tjera të tragjedisë së Smolenskut do të përcillen ditën e dielë në varrezat e Krakovës. Në ceremoninë e varrimit të 96 viktimave të avionit të rrëzuar në afërsi të Smolensk me datë 10 prill, priten të marrin pjesë qindra mijëra vetë të mbledhur përreth Sheshit - Pilsudski në Varshavë.
Presidenti Kaczynski dhe gruaja e tij do të varrosen në katedralen Vavel, në Krakau.
Ceremonia mortore do të bëhet siç ishte planifikuar, me gjithë kufizimet e fluturimeve në Evropë, për shkak të resë së hirit vullkanik nga Islanda. Familjarët e presidentit Kaczynski kanë vendosur që ta kryejnë ritualin mortor pavarsisht se në këtë funeral nuk do të marrin pjesë elita e politikës botërore. Presidenti amerikan Barak Obama me anë të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë konfirmoi mospjesmarrjen e tij për shkak të anullimit të fluturimeve nga SHBA drejt Polonisë. Arsyeja e mospjesëmarrjes në funeralin e Kaczynskit është shpërndarja e hirit vullkanik nga Islanda për në të gjithë hapësirën ajrore europiane. Por lista e liderëve që kanë konfirmuar mospjesmarrjen e tyre është shumë e gjatë. Kancelarja Merkel ka pohuar gjithashtu mosardhjen e saj në Krakovë, gjithashtu edhe homologu i saj italian , Silvio Berluskoni ka shprehur keqardhjen për mungesën e tij në varrimin e presidentit polak për shkak të shpërndarje së hirit vullkanik. Edhe presidenti francez Nikolas Sarkozi ka pohuar gjithashtu pamundësinë e tij për të ardhur në Poloni. Ndërsa lideri rus, presidenti Medvedev ende nuk e ka konfirmuar presencën e tij në nderimin e fundit që do të kryhet ndaj homologut të tij Lech Kaczynski. Presidenti polak, Lech Kaczynski, bashkëshortja e tij, Maria dhe një numër zyrtarësh të lartë polakë do të shkonin në Katyn, pranë Smolenskut, me rastin e 70-vjetorit të vdekjes së 22 000 oficerëve polakë, të ekzekutuar nga policia staliniste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›