Ndërkombëtarë, por jo të huaj!
TIRANE - “This is a miracle of freedom” - “Kjo është një mrekulli e Lirisë”, këto ishin fjalët përmbyllëse në fjalimin e zotit Sali
Berisha në ditën e pranimit të Shqipërisë në NATO, në Samitin e Bukureshtit. Atë çast fatlum të historisë sonë kombëtare, tek shihje që ish-presidenti i SHBA-së, G.W.Bush dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Condolesa Rice buzëqeshën me qesëndi, nuk ngelej shans përtej gëzimit që të analizoje sa hap e mbyll sytë se: “Ç’është liria? Çfarë peshe institucionale ka ajo? Ç’lidhje ka ajo me demokracinë për të ngjizur liberaldemokracinë? A është liria një lojë e daljes nga rregulli, apo ajo gulon e gjallohet vetëm brenda rregullave, të cilat nga ana e tyre derivojnë nga ligji/ligjet dhe këto, nga ana e tyre nga kushtetutshmëria? Sa të lirë jemi secili prej nesh për të kuptuar lirinë e për ta ushtruar atë dhe për t’iu nënshtruar asaj si një autoritet ligjor? Këto ngarkesa të ndryshimit si një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat fare pranë për në BE, as nuk mund t’i shkarkojmë nga “peshorja e institucionalizmit ndërkombëtar”, e as mund t’u fshihemi përgjegjësisë që buron nga anëtarësimet ndërkombëtare! E për më tepër, as edhe mund t’u shmangemi detyrimeve që rrjedhin nga qenia pjesë e këtyre institucioneve ndërkombëtare.
Në përfundim të zgjedhjeve të vitit 2009, një autoritet i lartë i NATO-s deklaroi: “Këto zgjedhje nuk janë të standarteve të një vendi të Aleancës së Atlantikut Verior!”. Ishte shënuar kështu në memorien e certifikuar një plasaritje, që duhej kuruar për të mos u kthyer në çarje. Dy vjet histori pa histori, me greva urie dhe hapje kutish, me darka tek “Crocodile Restorant” dhe me akuza të ndërsjella e argumente të anashkaluara për mosrespektim të “Kodit Zgjedhor”, apo keqpërdorim inkompetent të tij! Ndërkombëtarët kanë qenë këtu, ata shikojnë, ata dëgjojnë, ata mbledhin informacione në terren dhe selektojnë, klasifikojnë dhe rakordojnë të dhënat. Prej tyre në pragzgjedhje u kërkua me ngulm dialog dhe mirëkuptim reciprok, por se “ecejaket” e të dërguarit të zonjës Ashton, zotit Lajçak, mund të përkufizohen sot si (E)misioni “këshilla praktike” nga Dr.Lajçak! Qielli institucional në Shqipëri u nxi aq shumë, sa u mendua se nuk do të kishte zgjedhje fare. Në bregun e lumit u dogjën fletët e votimit të zgjedhjeve të 2009-ës. Bashkë me hirin humbi dhe misteri. Pa gjurmë dokumentare askush nuk mund të thotë, as sot, as nesër se “e vërteta kishte qenë me mua”! Por ndërkombëtarët këmbëngulnin. Të zhvillohen zgjedhjet e radhës, madje me të njëjtin “Kod Zgjedhor”, sepse kohë për ndryshime nuk ka, paçka se nga zgjedhjet e mëparshme raporti i OSBE/ODIHR-it kishte evidentuar mjaft pika të dobëta dhe sillte në vëmendje 19 rekomandime për ndryshime. “Zemra” e ndryshimit ishte numërimi korrekt i votave. Kjo lexohet ndryshe “shqiptarët jo se nuk dinë të numërojnë, por se nuk duan të numërojnë ashtu si edhe duhet, me korrektësi dhe skrupulozitet”. Ata i ka gjetur belaja me ne, sepse ne kemi dy folje në gjuhën tonë që sjellin në ritualin antropologjik edhe dy sjellje që dallojnë nga njëra-tjetra. Kemi foljen kalimtare – ruaj - “ruan ndërmarrjen, shtëpinë”, apo “ruaj votën”, dhe foljen vetvetore - ruhem, “kujdesem që të mos më ndodhë gjë”, “që të mos i ndodhë gjë kutisë së votimit, procesverbalit të KZAZ-së” etj! Ndërkombëtarët me naivitet nuk e dinë se antropologjia jonë ka edhe një përdorim tjetër të kësaj foljeje kur thonë: “A ke rruajtë ndonjë gjë?” Pra është vetëm një “r” më shumë që ndryshon sjelljen, sepse kjo folje ka kuptim ndryshe! Në këtë rast kuptimi është: “A ke vjedh ndonjë gjë?”, “A ke përlarë ndonjë gjë, ke bërë ndonjë hajni apo ndonjë cubni ?”.
A ke “rruajtur vota”, “a ka vjedhur pushtet”, sepse kështu jemi mësuar ne në historinë tonë. Ali Pasha grabiti pushtet me “ferman të falsifikuar”, Bushatllinjtë po ashtu. Lexoni për të freskuar memorien se çfarë shkruan Noli tek “Historia e Skënderbeut”. E kështu vijojmë për të ardhur deri në 1990-ën. “Pushteti del nga gryka e pushkës” thuhej në komunizëm, ndaj ta mbajmë “barutin thatë”! Por se në demokraci, ky “lloj baruti duhet lagur” dhe duhet demontuar se pushteti nuk është sundim dhe për më tepër nuk është i njërës palë (shumicës) kundër palës tjetër (pakicës). “Shumica bëhet e tëra vetëm kur politika e saj shkon tek çdo qytetar”! Demokracia liberale ka në qendër individin dhe jo kolektivin që, në këto zgjedhje nga ata që bënin kalkulimet u përllogarit edhe si familje, edhe si fis.
Tek hynte për të disatën herë në sallën e KZAZ-së 49, ku numëroheshin votat për kryetar bashkie, herë me dëshirën e tij dhe herë i thirrur me urgjencë se puna nuk ecte, ambasadori i nderuar i SHBA-së, zoti Aleksandër Arvizu përcillej edhe me kënaqësinë e mirëseardhjes nga ndershmëria qytetare, por edhe me mllefin e urrejtjes nga ata që ishin bërë gati për zullumin. Në hyrje të asaj qendre votimi kishte edhe qytetarë të ndershëm, por edhe nga “komuniteti i ngrënësve të farave të lulediellit”! Dhe zoti Aleksandër Arvizu i “detyroi” numëruesit të numëronin në sy të tij! Vetëm 20 minuta u deshën! Mbi këtë kalkulim do të llogaritet në fund kur të përpilohet raporti, se përse u shkaktuan vonesat. Dhe standarti fillohen e zbehet! Përsëri pengesë, dhe ai u rikthye me disa ambasadorë të tjerë në mbrëmje, që të vijonte numërimi. Gjesti i përveshjes së mëngëve ishte më shumë se d.m.th-ës! Turp më të madh si shqiptar nuk kisha provuar! Po pse, edhe votat nën këtë “trysni” do të duhet ne t’i numërojmë? Përse nuk e siguruan këtë gjë që është normaliteti më nominal, ata që ishin atje prezent?! Tek jepte një intervistë të improvizuar, ambasadori Arvizu as që nuk e vuri re që përballë, një ministri në detyrë, “një mjeshtër i kalkulimeve” rrekej t’i tërhiqte vëmendjen. Ambasadori e shihte, por nuk e vinte re sepse ai po ndihmonte të bëhej një detyrë që do të duhej ta kryenin autoritetet vendore. Ndërkombëtarët janë seriozë në detyrat e tyre, por se ajo që ndodhi deri në firmosjen e procesverbalit të fundit, apo mosngarkimit me përgjegjësi të zgjedhësve për shkak të printimit jocilësor të fletëve të votimit, na kanë nxjerrë zbuluar! Dhe standardet janë bjerrë tashmë. Kaq e vështirë ishte që vetë kryetari i KQZ-së, zoti Arben Ristani të lëvizte ose të dërgonte dikë të autorizuar për të urdhëruar që të respektoheshin procedurat! Po drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar ku ishin kur ambasadorët e nderuar ndodheshin në KZAZ-në 49? Harruan ata se çfarë kishin deklaruar: “Rëndësi kanë standardet”, me qëllim që Shqipëria të vijojë në udhën pa kthim të “integrimit europian”. Në KQZ bëjnë të paditurin, flasin me “sterilitet juridik”, por njëherësh fshijnë të gjitha tabelat e deri momentit pragkutie të fundit, si të ishim në një “apokaliptizëm” që vjen nga një megafatkeqësi natyrore, ku çdo gjë humbet dhe çdo e dhënë fshihet si në humbëtirën e harresës. Ditën e diel, jashtë protokollit zyrtar ambasadori i mprehtë dhe tejet skrupuloz i BE-së, Sekui mbërriti në selinë e KQZ-së dhe deklaroi për shtypin në fund të vizitës se “këto zgjedhje janë të rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë”. Shkurt dhe qartë, pa standarde që ju vetë i keni parashikuar në ligjet shqiptare dhe në “Kodin Zgjedhor” nuk ka certifikim me notë kaluese të zgjedhjeve. Mendimi tipik ballkanik se ta marrim si të mundim Tiranën, po punë e madhe se çfarë thonë apo do të thonë ndërkombëtarët, është një “ogur i zi”! Qoftë “Hauret e Avgjisë” që kur zbrazen qelbin çdo gjë përreth, qoftë “unaza e zezë” bizantine e lënies së postit pushtetor, nuk shkojnë më në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat të BE-së. Ata që kanë mbetur pengje të këtyre vjetërsirave, e kanë kot. Nuk ndryshon NATO dhe BE që t’i përshtaten Shqipërisë, por është Shqipëria që ka ndryshuar, po ndryshon dhe do duhet të vijojë në këtë rrugëtim që t’u përshtatet atyre. Nuk ka sens që nga njëra anë të thuhet se “ne ju futëm në NATO”, “ne ju hoqëm vizat për në zonën Shengen të Europës”, por po ne ju themi që mos respektoni ose “bëni me sikur se po e respektoni Kodin Zgjedhor”. Në një prononcim të tij, zoti Sali Berisha u shpreh: “Një votë kam unë, një votë ka çdo qytetar! Përpara votës, përpara ligjit dhe përpara Zotit jemi të barabartë!”. Është e kuptueshme se askush, pavarësisht nga posti, në një vend demokratik nuk ka në dorë as “shkopin magjik të alkimistit”, as “gurin e shenjtë të Mekës”. Të sillesh me demokracinë në mënyrë jodemokratike, do të thotë që ti je i huaj për të, sepse ajo nuk mund të jetë më e huaj për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët prej 20 vitesh janë pjesë integrale e këtij “institucionalizmi dhe kulture perëndimore”. Ata/ato që vuajnë nga sindromi i posedimit të pushtetit, nuk mund ta transplantojnë atë dhe tek “posedimi i demokracisë”, e cila ka si shpirt dhe zemrek lirinë! “Sundimi i lirisë” është tragjik për atë që niset në këtë ndërmarrje pa rrugëdalje. Të huajt! Ky term nuk ka më kuptim qysh nga viti 1990. Çdo hap i hedhur nga të gjithë ne në këta 20 vitet e fundit është “kënga e lirisë”. Pushteti përmes “zgjedhjeve të lira dhe të drejta” ose ndërron drejtuesit politikë, ose mbetet tek ata që e kanë merituar rizgjedhjen. Të dyja rastet janë të përligjura edhe ligjërisht, edhe institucionalisht, edhe demokratikisht. Këto rregulla, kjo kulturë, kjo filozofi sjelljeje, ky mentalitet që shkon kah “Civilizimit Perëndimor”, mund edhe të mos pranohen tek një njeri mesatar; ndaj ndërkombëtarët shkuan atje ku numërohej vota dhe përpilohej një procesverbal i dokumentimit të numërimit! Është jashtë çdo logjike që ato sjellje parademokratike dhe jashtëinstitucionale t’i takosh kaq shpesh dhe kaq rëndom tek politikanë apo administratorë të lartë. Tek ata që nuk ndalen të thërrasin natën, një ditë para zgjedhjeve dhe të të bëjnë presion me vendin e punës, jo thjesht dhe vetëm për votën tënde, por se si të sillesh me gjyshin dhe me gjyshen, dhe se si të pengosh farefisin tënd, pse jo edhe duke iu fshehur dokumentet e identifikimit ditën e votimit! Dikur në antikitet, të huajve iu thuhej ‘barbarë’, që do të thoshte diçka ndryshe, jo e njëjtë. Më vonë ky term mori kuptimin e sjelljes së prapambetur, fanatike ndaj zhvillimit dhe progresit. Ndaj tani kur kemi përmbyllur dy dekada sistem demokratik, le të mos sillemi si të huaj (barbarë) me demokracinë dhe gjithashtu të mirëkuptojmë se “Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk janë as të huaj, as barbarë”. Ata janë brenda njësisë integrale euroatlantike të Shqipërisë, e cila ka kryer disa anëtarësime dhe ka disa përgjegjësi institucionale taksative që duhet t’i përmbushë me domosdo. Nuk ka alternativë tjetër! Kthimi pas nuk është as opsion, as mundësi, as alternancë. Koha mbetet mbrapa, por për ata që kanë mbaruar ciklin dhe kanë humbur ritmin dhe jo për vendin dhe zhvillimin e përgjithshëm. “Unë do ta pranoj rezultatin, cilido qoftë ai”, - tha zoti Basha, por se nënvizoi edhe diçka me mjaft rëndësi: “Shumë nga ju sapo jeni futur në politikë, mos u dekurajoni dhe vazhdoni qëndroni në të. Pas zgjedhjeve ka një standard ndërkombëtar euroatlantik, ai që humbet, largohet me dinjitet sepse ka një aritmetikë demokratike dhe ai zëvendësohet. Sillni në mendje se sa përfaqësues ndërkombëtarë kanë ardhur me punë dhe misione në Shqipëri. Një duzinë e më shumë! Ata kanë takuar dhe kanë bashkëpunuar (nga halli) pothuaj me të njëjtët politikanë shqiptarë që kanë “hedhur rrënjë” dhe nuk pranojnë kurrë humbjen. Kam përshtypjen se ndërkombëtarëve, para se të mbërrijnë në Shqipëri me detyrë apo mision të përkohshëm, nga kancelaritë përkatëse iu ofrohen “dosjet informative” për vendin tonë, ku spikat e ngjyrosur trashë thënia e ish-kancelarit Vranicki, që menaxhoi krizën e vitit 1997 deri në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti tek ne, se: “Atje nuk merret vesh kush është Shenjti, kush është Djalli!”. Djalli është e kaluara mentale dhe bizantinizmi e orientalizmi me pushtetin (të marrësh llokmat). Shenjti është kultura demokratike dhe sjellja qytetare ndaj ligjit dhe rregullit. Është e qartë se kushdo e bën hesapin e tij se ku bën pjesë. Ndërkombëtarët janë me Shqipërinë euroatlantike, ndaj nuk janë të huaj për popullin dhe shoqërinë civile të ligjit dhe kulturës së rregullit.
(GSH/BalkanWeb)