E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, nesërtakimi 4-t PE-Kosovë

PRISHTINË- Në Prishtinë fillon nesër takimi i 4-t ndërparlamentar Parlamenti Evropian- Kosova, ku gjatë dy ditëve do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me progresin e vendit drejt integrimit evropian.

Sipas burimeve zyrtare nga Kuvendi i Kosovës, delegacioni i Parlamentit Evropian do të kryesohet nga Eduard Kukan, ndërsa delegacioni i Kosovës nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit.

Tema diskutimi do jenë shkëmbimi i pikëpamjeve me Qeverinë e Kosovës, Përfaqësuesin Special të BE-së dhe Komisionit Evropian; progresi i Kosovës drejt integrimit evropian; sfidat e sistemit zgjedhor pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe reforma e kornizës ligjore që lidhet me zgjedhjet; progresi në reformat institucionale, në veçanti performanca e pushtetit lokal pas decentralizimit dhe gjendja e sistemit arsimor; forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, perspektiva ekonomike dhe sociale në kohën e krizës; procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimi më i gjerë rajonal.

Në fund të takimit pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët, kurse kryesuesit e delegacioneve, Krasniqi dhe Kukan do të japin një konferencë shtypi.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›