E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtarët injorojnë shifrën e Censusit për popullsinë e vendit

Tiranë- Institucionet ndërkombëtare vijojnë t`i referohen shifrës 3.2 milion banorë, duke mos marrë në konsideratë rezultatet e Censusit që zhvilloi INSTAT në vitin 2011.

E përditshmja Panroma bën me dije se për të çdo të dhënë mbi vendin tonë, që del nga institucione prestigjoze ndërkombëtare siç janë BERZH apo CIA, shifra e popullsisë të cilës ato i referohen është 3.2 milion banorë.

Kjo shifër e publikuar thuajse një dekadë më parë qarkullon në të gjitha faqet zyrtare të këtyre institucioneve. Në faqe ku përditësime bëhen çdo ditë e vetmja shifër çuditërisht nuk përditësohet është numri i popullsisë shqiptare, që sipas Censusit është 2.8 milion banorë.

Procesi i rregjisrimit të popullsisë, is shumëpërfolur për opsionet e tij mbi përcaktimet etnike dhe fetare, mesa duket nuk është kapur nga lentët përditësuese të këtyrë institucioneve ndërkombëtare edhe pse nuk dihet nëse një mos përditësim i tillë është i qëllimshëm apo jo.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›