Ndërkombëtarët kritikojnë Turqinë: Po shkel lirinë e medias

Nje grup i ngritur nga nderkombetaret ka akuzuar Turqine se po ndermerr nje nder fushatat me te egra qe mund te jete regjistruar ndonjehere ne historine e medias gjate koheve te fundit. Per kete gje Komiteti i Mbrojties se Gazetareve eshte shprehur se ka identifikuar rreth 61 gazetare te burgosur ne kete vend si pasoje e punes se tyre si gazetare, qe perben edhe numrin me te madh te regjistruar kudo tjeter ne bote.
Te burgosurit vuajne akuza nder te cilat ben pjese edhe qendrimi pro-terrorizmit dhe denigrimi i te qenit me origjine Turke. Autoritetet e pyetura per rastet ne fjale jane shprehur se pjesa me e madhe e te burgosurve po mbahen ne qeli si pasoje e krimeve qe kane bere, jo te lidhura me gazetarine.
Drejtori i Komitetit te Mbrojtjes se Gazetareve, Joel Simon, eshte shprehur se tendenca e Turqise per te barazuar gazetarine kritike me nota te terrorizmit nuk mund te justifikohet me shqetesimet e saj ne lidhje me sigurine ne vend.
Rreth 70% e gazetareve Turk jane me origjine Kurde, nje minoritet etnik i cili ka kekruar vazhdimisht te kete veteqeverisje ne zonat e Jugut dhe Lindjes se vendit. Per kete ceshtje ai eshte shprehur se: " Autoritetet Turke unifikojne mbeshtetjen ndaj kauzes se Kurdeve me vete terrorizmin".
Simon ka shtuar se Qeveria e Erdogan ka perdorur mjaft menyra presioni me ane te te cilave shkaktoi nje kulture te vete-censures ne shtypin vendas. Sipas tij vete Erdogan ne menyre publike ka perdorur gazetaret, ka kerkuar qe vete mediat te ndermarrin masa disiplinore apo te pushojne ne raste kritike anetare te stafeve te tyre, dhe per te paraqitur nje numer te madh te padive me profil te larte per shpifje.
Ne raportin e leshuar nga kjo organizate jane bere te ditura edhe disa raste specifike te gazetareve te cilet jane akuzuar per komplote ndaj vete qeverise se Erdogan.