E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Itali, dënohen 6 shkencëtarë si përgjegjës

Një gjykatë italiane ka dënuar gjashtë shkencëtarë dhe një zyrtar qeveritar për vrasje dhe i dënoi ata me gjashtë vjet brug për shkak se nuk kishin dhënë paralajmërimet e duhura në lidhje me tërmetin e vitit 2009 në të cilin vdiqën qindra njerëz.

Që të shtatë, anëtarë të Komisionit Kombëtar për Parashikimin dhe Pengimin e Rreziqeve të mëdha, janë akuzuar për neglizhencë dhe sjellje joprofesionale.

Në tërmetin prej 6.3 shkallësh të Rihterit që goditi L`Aquila-n e Italisë në prillin e 2009-ës, u vranë të paktën 300 njerëz, u lndëuan 1 mijë dhe u shkatërruan dhjetëra mijëra ndërtesa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›