Ndërmarrja e Ujësjellësit monton flamujt e PD-së, policia i shoqëron (FOTO)
Pavarësisht se kryeministri premtonte disa javë më parë se administrata nuk do të përfshihej në fushatë, askush në fakt nuk e mendonte se kjo gjë do të ndodhte. Dhe, këtë e vërtetojnë më së miri këto foto, ku punonjësit e ujësjellësit montojnë flamujt e PD-së për mitingun e radhës së Berishës në Kombinat. Dhe, për më tepër, prapa tyre ndodhen edhe dy punonjës policie, për tu siguruar që flamujt do të vihen dhe nuk do të ketë probleme. Denoncimi vjen nga deputeti socialist Saimir Tahiri.
Ndërmarrja e Ujësjellësit monton flamuj shtyllave, ndërsa Policia e Shtetit i shoqëron nga pas.
Meqë sot vjen Saliu në Kombinat, shteti vërsulet para të bëjë gati takimin. Targa e makinës së Ujësjellësit – TR 7182 A.
Targa e makinës private me brenda 2 punonjës policie të veshur me uniformë – TR 3806 R (në foto duket mbrapa makina gri dhe mënga e policit që ka nxjerrë dorën për fresk)
Telefonova shefin e komisariatit të Kombinatit për ta pyetur si ka mundësi që punonjës policie shoqërojnë varjen e flamujve nëpër shtylla. Përgjigja: Policia e Shtetit garanton mbarëvajtjen e çdo aktiviteti publik.
Përgjigje sikleti, tamam siç i takon një pushteti të degraduar, që nuk ka me asnjë pikë dallimi nga biznesi privat.
Parti- shtet, që dhe njerëzit i skllavëron me hallet e tyre.
E gjithë kjo, që Saliu të bërtasë PërPara në lagjen që ka persekutuar më shumë nga të gjitha në këto 8 vjet, Kombinatin, shprehet deputeti socialist./b.l



