Rama: Zotim solemn se do bëhet drejtësi për 21 janarin
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Lezhës, një prej folësve që është arrestuar për demonstratën e 21 janarit, ka pyetur kryesocialistin Edi Rama nëse do të ketë drejtësi për këtë ngjarje.
Unë jam një nga ata që kanë bërë burg në 21 Janar. A do të ketë drejtësi për këtë ngjarje, pyeti ai.
Nuk do të ketë paqe në shpirtrat tanë, nuk do të ketë asnjë moment spostim vëmendje nga 21 janari, sa herë që do flitet për drejtësi në këtë vend. Ne nuk do bëjmë prokurorin dhe gjykatësin, por do krijojmë të gjitha kushte që 21 janari të gjykohet me drejtësi dhe gjithë ata që u përfshinë në vrasjen e të pafajshmëve, të shkojnë para drejtësisë. Ky është zotim solemn. Edhe dëshmorët e 21 janarit, dhe viktimat apo të lënduarit e këtyre viteve, do t’i nderojmë duke bërë realitet ato gjëra për të cilat ata u vranë, u plagosën dhe u lënduan, i është përgjigjur Rama atij./b.l