E Enjte, 5 Nëntor 2026

Danimarka, nga njëri rekord në tjetrin

Danimarka është skuadra e dytë europiane pas Gjermanisë që siguroi zyrtarisht biletën për në Kupën e Botës, “Katar 2022”. Përfaqësuesja nordike është e aftë për të shënuar ndaj çdo kundërshtari dhe këtë e ka treguar në gurpin ku bën pjesë. Tetë ndeshje po kaq fitore, 24 pikë në grup me 27 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar.

Merita më e madhe shkon për mbrojtjen e hekurt, natyrisht duke mos lënë mënjanë edhe ciëlsitë e portierit Kasper Shcmeichel. Arritja në Katar me shumë rekorde është shenjë e një ekipi që u gjend në vështirësi, duke synuar diçka të rëndësishme. Në skuadër kanë shënuar 18 lojtarë dhe Danimarka do të dëshirojë të përfundojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Ishujt Faroe dhe Skocisë me të gjitha rekordet e mundshme dhe më pas të shkojë në kampionatin botëror për herë të gjashtë.

Një rrugëtim fantastik për kombëtaren e Kasper Hjulmand,  duke u bashkuar edhe në momentet më të vështira. Një mbi të gjitha është mungesa e detyruar e Cristian Eriksen, të gjithë janë të detyruar të japin diçka ekstra për shokun e tyre të skuadrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›