E Enjte, 5 Nëntor 2026

Neymar jashtë kontrollit, Cuadrado i bërtet në fushë

Është festë për Brazilin, i cili falë fitores 1-0 ndaj Kolumbisë kualifikohet në Botërorin e Katarit 2022. Megjithatë, gëzimi i selecaos u la në hije në faqet e para të mediave botërore për shkak të sjelljes së Neymar në fushë. Vetëm tetë minuta pas fillimit të ndeshjes, fenomeni brazilian pati një përballje të ashpër me arbitrin Tobar, duke i bërtitur në fytyrë. Pa u paralajmëruar, ylli i PSG-së ka vazhduar shfaqjen e tij në mesin e fushës deri në përplasjen me Cuadradon.

Në minutën e 41-të të pjesës së parë, Neymar dhe Cuadrado përfunduan të dy në tokë pas një beteje të fortë loje. Braziliani u ankua menjëherë për një goditje në fytyrë, duke shkaktuar reagimin e ashpër të kundërshtarit: “Gënjeshtar, gënjeshtar”, dëgjohet duke bërtitur lojtari i Juventusit në adresë të O Ney, më pas u paralajmërua nga arbitri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›