E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohen gratë e shquara për 100-vjetor e pavarësisë

U vlerësuan figurat qe i kane dhënë nder e krenari kombit shqiptar

Kuvendi i Shqipërisë, në një ceremoni të veçantë në sallën e veshur kuq e zi, nderoi të premten pasdite, kontributin e grave shqiptare në 100 vjet Pavarësi, të cilat i dhanë nder dhe krenari kombit shqiptar.

"Ne nderojmë brishtësinë, delikatesën, dinjitetin e gruas shqiptare, kësaj gruaje të lindur në 'djepin e tragjedisë' e të 'dramës pa fund', por që kurrë nuk u vyshk në freskinë e në fisnikërinë e saj njerëzore", tha Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Me motivacione të veçanta në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për misionin e tyre, Topalli dhuroi botimin special të Kuvendit “Akteve të themelimit të shtetit shqiptar“, duke nderuar një pjesë të grave simbol të qëndresës dhe të forcës së grave shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›