E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra do të mbajë referendum kundër emigracionit

Një grup ambientalistësh zviceranë mblodhën një numër të mjaftueshëm nënshkrimesh për të kërkuar mbajtjen e një referendumi kombëtar, me qëllim kufizimin e emigracionit.

Grupi mjedisor “Ecopop” vlerëson se burimet natyrore dhe niveli i jetesës së Zvicrës po vendoset nën trysni të vazhdueshme, si rrjedhojë e mbipopullimit.

Kërkesa e ambientalistëve është që numri i shtimit të popullsisë së emigrantëve në një vit të kufizohet në 0,2 për qind dhe reduktimin e fondeve për këtë kategori, në mënyrë që paratë që kursehen të mbështesin politikat e planifikimit familjar dhe kontrollimit të popullsisë.

Zvicra ka një popullsi prej tetë milionë banorësh, çereku i të cilëve janë emigrantë ose zviceranë të natyralizuar.

Peticioni i “Ecopop” grumbulloi 120.700 nënshkrime, duke kaluar lehtësisht kufirin ligjor të 100 mijë nënshkrimeve.

Në bazë të ligjit zviceran për demokracinë e drejtpërdrejtë, referendumet mbahen deri katër herë në vit, për çështje nga më të ndryshmet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›