Nderohen me titullin Deshmor i Atdheut 26 luftetare shqiptare
Në vigjilje të vitit të 100 të pavarësisë së shtetit shqiptar, nderimet kanë shkuar për ata burra shqiptarë, të cilët hodhën bazat e shtetit të trashëguar e të rritur shqiptar. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i ka dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” 26 luftëtarëve shqiptarë, një vlerësim që sipas ministrit evidenton dhe kontributin e Kosovës në materializimin e idesë së shtetit komb të shqiptarëve.
Në krah të ministrit shqiptar të Mbrojtjes, homologu kosovar Agim Çeku, tha se ky 100 vjeçar ishte shekulli i shqiptarëve.
Në ceremoninë e organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, familjarët e 26 shqiptarëve, dëshmorë të kombit, kanë pritur nderimet për të dashurit e tyre.