E Shtunë, 31 Tetor 2026

New Yorku hap siparin e festave

Miliona njujorkezë  kane ndjekur nga afer paradën gjigande të Macy-t me rastin e ditës së  falenderimeve e cila  si çdo vit  ne shtetet e bashkuara te Amerikes starton dhe sezonin e festave  të fundvitit. Banda muzikore, akrobatë e kërcimtarë sfiluan në platformat gjigande të paradës që filloi nga Central Park deri në qendër të  Manhattanit. 
Në një festë  tejet familjare rreth 43 milionë amerikanë udhëtuan gjatë festës së këtij viti, më shumë në lëvizje me makina dhe tren. Ndërkohë  dyqanet kanë hapur siparet për të "e premten e zezë", kur çmimet ulen në prag të festave të fundvitit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve që të lënë mënjanë dallimet partiake dhe të bashkohen si komb në Ditën e Falënderimeve. 
Amerikanët shënojnë çdo vit në të enjten e katërt të nëntorit Ditën e Falënderimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›