Nderohen tre akademikët e shquar të Shqipërisë

Ne 90-vjetorin e akademikut Shaban Demiraj, 80-vjetorin e profesor Ylli Popes, dhe 70-vjetorin e profesor Farudin Hoxhes, Akademia e Shkencave i ka kushtuar ketyre figurave nje mbremje te vecante. Ne kete ceremoni ka marr pjese dhe kryeministri Sali Berisha i cili vleresoi punen e profesoreve te nderuar.
"Prof. Shaban Demiraj ne traditen me te shkelqyer te gjuhetareve te
medhenj te kombit, dha nje ndihmese te jashtezakonshme ne drejtimin e
Akademise se Shkencave. Prof. Ylli Popa nje nga shkencetaret e shquar te
mjekesise shqiptare, themeluesi i kardiologjise moderne, te ketij
vendi, drejtues i talentuar i Akademise se Shkencave. Ne sot nderojme
nje figure tjeter te mendimit shkencor shqiptar, prof. Farudin Hoxhen,
njeri prej arkitekteve kryesor te sistemit energjetik shqiptar, te
digave, njeriu te cilit shkriu te gjithe dijen dhe talentin e tij ne
funksion te ndertimit te nje sistemi energjetik jetik per vendin dhe
zhvillimin e tij", tha Berisha.
"Me deshiren e madhe per ti shprehur ketyre tre figurave te shquara te
shkences, mirenjohjen e madhe qe per gjithcka kane bere gjate gjithe
jetes se tyre ne zhvillimin e shkences, perparimin e saj ne vendin
tone", tha Gudar Beqiraj, drejtues i Akademise se Shkences.
Vilma Masha