Seanca gjyqësore, Albin Kurti: Nuk do të marr pjesë

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti tha se nuk e njeh Gjykatën e EULEX-it prandaj nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore kundër tijë më 15 shkurt.
“Me qenë se EULEX është vetëm shtylla e parë e UNMIK-ut, ajo që dikur
ishte Policia e UNMIK-ut dhe Departamenti i Drejtësisë, sot është bërë
EULEX, unë nuk i përgjigjem thirrjeve të tyre për gjykatë, pra nuk e
pranoj gjyqin e tyre me qenë se nuk e pranoj EULEX-in i cili siç e dini
nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës", thote Albin Kurti, Drjetues i
lëvizjes “Vetëvendosje”.
Mospjesëmarrjen e tij në këtë proces gjyqësor, Kurti e arsyeton me
faktin se misioni i EULEX-it në Kosovë është vendosur në bazë të
rezolutës 1244, dhe si i tillë nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës.
"Këta njerëz, nuk i japin llogari askujt të Kosovë bazohen në Rezolutën
1244 dhe në planin famëkeq gjashtë-pikësh të Bann Kimoon-it dhe mendoj
që nuk i sjellin drejtësi Kosovës, por për më keq, janë shprehje e një
padrejtësie të vazhdueshme e cila vetëm sa vije e shtohet”, vijon ai.
Mbi Albin Kurtin rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në një turmë që ka
kryer vepra kriminale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat
zyrtar kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në
lidhje me ngjarjet e shkurtit të vitit 2007 në Prishtinë, në të cilat
ishin vrarë 2 protestues
Shkëlzen Osmani
< I mëparshmi