E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faith mirëpret progres raportin e KE

PRISHTINE-Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë ka mirëpritur progres raportin për Kosovën.

“Raporti i Progresit i Komisionit Evropian është dokumenti kyç që pasqyron përparimin e arritur nga Kosova gjatë vitit të kaluar në ndërmarrjen e reformave. Aty po ashtu sugjerohen fushat ku autoritetet e Kosovës mund t’i shtojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar reformat e mëtejme në fushën e qeverisjes, ekonomisë dhe në fuqizimin e themeleve demokratike dhe shumetnike të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Piter Faithit.

(d.b/Euroepalire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›