E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohet për paqe

Shkrimtari algjerian, Bualem Sansal, i cili sivjet ishte njëri prej të nominuarve për Çmimin Nobel për Letërsi, është fituesi i sivjetmë i Shpërblimit për Paqe të Panairit të Librit në Frankfurt, një mirënjohje kjo që atij iu nda të dielën.

Sansal me këtë rast shprehu shpresën se “pranvera arabe” do t’iu mundësojë edhe algjerianëve që të “çlirohen përfundimisht” dhe të fitojnë një shtet krejtësisht demokratik.

“Njerëzit e dëshirojnë një demokraci të vërtetë dhe universale, pa kufij dhe pa tabu... Njerëzit i refuzojnë diktaturat, ekstremizmin, fuqinë e tregut dhe përqafimin ngulfatës së religjionit”, theksoi shkrimtari 62-vjeçar algjerian gjatë marrjes së shpërblimit.

Në mesin e shkrimtarëve të tjerë ndërkombëtarë që para Sansal e fituan Shpërblimin për Paqe, me vlerë prej 2,500 eurosh, ishin edhe Orhan Pamuk, Vaclav Havel dhe Susane Sontag. Shpërblimi ndahet nga Shoqata e Bibliotekarëve të Gjermanisë.

Ndryshe, Panairi i Librit në Frankfurt, i cili u hap të mërkurën e kaluar, u mbyll të dielën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›