Nderohet rektori historik Ejup Statovci në 29-vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit 1997

PRISHTINË, 1 tetor/ATSH/ Në 29-vjetorin e protestave të studentëve të vitit 1997, u nderua rektori historik Ejup Statovci.
Të pranishëm në këto homazhe ishin qeveritarë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, bashkëpunëtorë e familjarë.
Kryeministri Kurti tha se falë mbështetjes së rektorit Statovci, protestat studentore u ngritën në nivel të Universitetit të Prishtinës. Ai tha se Statovci ishte në ballë të këtyre protestave dhe e kujtoi atë si një profesor të mençur e të urtë.
Ernest Luma, ish-nënkryetar i Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës, tha se ai ishte gjithmonë me studentët edhe në ditët më kritike.
Ndërsa, Bujar Dugolli, bashkudhëtar i rektorit Statovci, tha se kur një rektor është me studentët “madhështia është aty”.Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, prej nga ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Sllobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.
Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /Kosovapress/