Ndërprerja e energjisë elektrike/ ATP Madrid pezullon një ndeshje, Arnaldi-Dzumhur e mbyllin pa “syrin e fajkoit”

Spanja, Portugalia dhe disa rajone të Francës kanë vuajtur para pak çastesh mungesën e energjisë elektrike. Për pasojë janë vënë re vonesa në aeroporte si dhe probleme me kompanitë telekomunikacionit, të cilat operojnë në atë rajon, por përjashim nuk ka bërë as sporti.
Mësohet se ATP Madrid është kushtëzuar jo pak nga kjo që ka nododhur pasi organizatorëve u është dashur që të ndërpresin duelin Dimitrov-Fearnley pasi “kamera merimangë” është bllokuar mbi fushë.
Ndërsa ndeshja Arnaldi-Dzumhur ka përfunduar pa u regjistruar dhe transmetuar në televizor dhe pa ndihmën e “syrit të Fajkoit”, sistemit që heton me saktësi momentet kur topi prek tokën.