E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderpriten punimet ne Muzeun Etnografik

Punimet në Muzeun Etnografik, për momentin janë ndërprerë. Drejtuesja e grupit të punës etnografia Afërdita Onuzi na jep këto arsye.
Të ndërtosh një muze nga e para nuk është aspak e lehtë sipas Onuzit, pasi shpesh ju është dashur edhe të përshtatin objektet në përputhje me ambientin.
Objekte te çmuara prej vitesh flenë të mbyllura ne magazinat e muzeut Historik Kombëtar.
Onuzi na garanton se në verë pavioni i shumë pritur do të çel dyert për vizitorët.
Kjo arke qe ju po shikoni është mbi 1 shekullore dhe në të ndodhet paja e nuses.
Ndërsa këto arme dekorative janë te lara ne are dhe argjend.
Mbi 1400 objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore , veshje popullore te krahinave te ndryshme te Shqipërisë, punime prej argjendi, druri, tekstile e leshi do mund te prezantohen në dy katet e muzeut etnografik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›