Ndërpriten reshjet, nisin ngricat! Vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore

Moti i acartë me temperatura të ulëta dhe erë të ftohtë që ka përfshirë vendin vazhdon të sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe probleme me energjine ne disa zona të veriut dhe juglindjes.
Sot reshjet e borës janë ndalur plotësisht në të gjithë qarkun Dibër, duke bërë të mundur hapjen e qarkullimit në rrugën e Arbrit nëpërmjet bypassit të Murrizit.
Ndërkohë qarkullimi mbetet i vështirë në dy akset e tjera nacionale Peshkopi-Kukës dhe Ura e Çerenecit-Librazhd.
Në rrugen Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe Tamarë-Vermosh reshjet e dëborës janë ndërprerë.
Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugëve, të cilat tashmë janë të qarkullueshme me goma dimërore.
Ndërkohë që zona si Shllak, Temal dhe Iball janë të bllokuara nga dëbora dhe pa enrgji elektrike.
Në aksin Kukës vazhdojnë reshjet e dëborës, shoqëruar me erë të fortë, por qarkullimi vijon pa ndërprerje.
Po ashtu në rrugët e juglindjes vijon puna për pastrimin e dëborës.
Qarkullimi i mjeteve bëhet me goma dimërore ose zinxhirë.
Edhe në aksin Qafë Thanë-Pogradec qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Ndërohë që me dhjetra fshtara ne qarkun e Korçës kanë probleme me furznimin me energji elektrike./vizionplus.tv