Ndërpritet greva e urisë para gjykatës

Një grup prej 3-4 grevistëve para Gjykatës Supreme në Prishtinë njoftoi se ka ndërprerë grevën e urisë në ditën e saj të 23-të.
Në njoftim pos tjerash thuhet: “Sapo morëm mesazhin e hidhur telefonik nga familja e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, tani ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, shkëlqesisë se tij Sylejman Selimi, për vazhdim dymujor të paraburgimit, si dhe mesazhin me lutje që ta ndërpresim grevën, ‘sepse gjendja juaj po na dyfishon dhimbjen...’, për hir të kësaj lutjeje morëm vendim që ta ndërpresim grevën. Urojmë që lutjet e propozimet tona të deritanishme të mos kenë rënë në vesh të shurdhër”./Indeksonline/