E Diel, 1 Nëntor 2026

3 të vdekur dhe 100,000 të evakuar nga prëmbytjet në Kanada

Së paku tre persona e kanë humbur jetën dhe më shumë se 100,000 janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesën perëndimore të Kanadasë.

Zyrtarët kanadezë kanë urdhëruar evakuimin e qendrës së Calgaryt, pasi të dy lumenjtë që kalojnë nëpër të, kanë dalë nga shtrati. Përmbytjet kanë kapluar rrugët dhe urat, dhe kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Kryeministri kanadez, Stephen Harper vizitoi vendet e prekura nga përmbytjet dhe premtoi ndihmë federale për të prekurit./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›