E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujqit presin rendimente të mira të grurit

Shirat e shumta dhe rritja e temperaturave pritet të ndikojë në rritjen e rendimenteve të grurit në vendin tonë. Bujqit shprehen të lumtur me atë që do të korrin dhe, sipas tyre, rendimenti do të jetë shumë më e mirë sesa ishte një vit më herët, transmeton KTV.

Azem Thaçi ka investuar tërë paratë e mbledhura në Çeki për blerjen e më shumë se 200 hektarëve tokë, kryesisht në proceset e privatizimit, duke i mbjellë me grurë. Shirat dhe moti i nxehtë i këtyre ditëve, sipas tij, pritet të ndikojë mirë në rendimentet e grurit, prej të cilit pret të marrë më shumë sesa vitin e kaluar. Ndryshe nga shumë banorë që vazhdojnë të shohin me skepticizëm punimin e tokës, Azemi, thotë se ka arritur t’i mbulojë shpenzimet për një jetesë më të mirë të familjes së tij.

Azemi është shumë i kënaqur me subvencionin prej 125 eurosh për një hektar që ia ka ndarë Ministria e Bujqësisë. Korrje-shirjet pritet të nisin nga korriku dhe, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, rendimente vendore të grurit pritet të mbulojnë pjesën më të madhe të nevojave për këtë produkt./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›