E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërpritet uji në dhjetëra apartamente në plazhin ‘Mali i Robit’

DURRËS- Dhjetëra apartamente në plazhin ‘Mali i Robit’ në Durrës po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Persona të panjohur janë prezantuar sot si punonjës të ujësjellësit dhe kanë kryer veprime në matësa. Pretendimi i të panjohurve ka qenë “kontrata e deri tanishme nuk vlen më. Uji do të vijë kur të vendosni kontratën e re me 140 mijë lekë të vjetra, pasi kontrate 10-vjecare që keni nuk vlen më.”.

Personat që hiqeshin si punonjës të ujësjellësit, më pas e kanë prerë ujin pa dijeninë e banorëve, që ishin duke pushuar në plazhin rreth 500 metra përballë, të cilët kur janë kthyer kanë gjetur ujin e prerë dhe matësin e grabitur me gjithë një pjesë linje.

Banorët të cilët kanë denoncuar faktin bëjnë me dije se pas këtyre veprimeve ato nuk kanë më ujë të pijshëm në banesa. Familjet që sot u është ndërprerë uji, mësohet se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›