Ambasadorja franceze: Ecuria e zgjedhjeve, fitore e popullit shqiptarë
E ftuar në emisionin ‘Natë me Xhaxhiun’ ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Moro ka komentuar marrëdhëniet e dy vendeve duke i cilësuar ato si miqësore dhe është shprehur se ndjehet e krenare që është ambasadore e Francës, pikërisht në këtë periudhë për të dhënë ndihmesën e saj në realizimin e reformave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
‘Jam krenare që jam ambasadore e Francës në Shqipëri, dhe mendoj se është një punë me sfida të rëndësishme. Së pari marrëdhëniet franko-shqiptare janë marrëdhënie miqësore, kanë filluar më shumë se 90 vite më parë. Dhe në ditën e sotme kur po bëhen përpjekje për të hyrë ne BE është krenari për mua që të jem në këtë periudhë në Shqipëri dhe t’u ndihmoj që ju të arrini reformat për në BE’.
‘Në 20 vjecarin e fundit Ballkani ka qenë në qendër të vëmendjes sonë se ka pasur kriza. Por tani marrëdhëniet midis vendeve janë duke u përmirësuar ndjeshëm. Shqipëria ka pasur fatin se nuk ka pasur konflikte me fqinjët, përveç Kosovës dhe mendoj se tani do nxirrni përfitime’, tha Moro.
Marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, sipas Moro nuk janë për interes ekonomik nga ana Franceze.
‘Së pari siç e dini Franca dhe Shqipëria kanë distance gjeografike. Shkëmbimet tona dhe marrëdhëniet tona janë rritur ditët e fundit. Por duhet edhe disa hapa të tjera, një klimë sigurie si për shembull vendimet e gjykatave të zbatohen, të respektohet liria e pronës etj.’ shtoi Moro.
Mbi zgjedhjeve e ’23 Qershorit’ Moro komentoi se ecuria e tyre ishte një fitore për popullin Shqipëtare dhe se ato ndikojnë ndjeshëm në integrimin e vendit, por që të plotësohen kërkesat e BE, Shqipëria ka ende punë për të bërë
‘Është e vërtetë që ndërkombëtarët kanë qenë shumë të vëmendshëm dhe kanë monitoruar këto zgjedhje. Do përsërisja fjalët e Këshillit Evropian që thanë se këto zgjedhjet do konsiderohen si test për funksionimin e institucioneve. Por vëzhguesi nuk është aktor, aktorët janë shqiptarët, nëse zgjedhjet ecën mirë është fitore e shqiptarëve. Kur unë them se jam e kënaqur si u zhvilluan, kjo është perceptim personal, pasi analizën politike do e bëjnë vëzhguesit e OHDIR’, shtoi Moro.
(a.k/e.m/BalkanWeb)