Ndërroheshin kuajt, asnjëherë njerëzit
Tani, në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga qeverisja aktuale po bëhen përpjekje për të sjellë në
vëmendje të të gjithëve atë kohë të mëvetësisë. Por, më shumë me bëma që të kthejnë 100 vjet pas, se sa me reflektime bashkëkohore rreth kësaj ngjarjeje madhore. Dhe, në kuadër të këtij keqkuptimi duket se zë vend edhe i shumëpërfoluri ‘Ngërç institucional për Qarkun e Fierit’, që provokon të sjellësh ndër mend atë nëntor të 1912–ës, kur delegatëve nga disa zona të vendit (për shembull, atyre të Korçës, të Gjirokastrës, të Dibrës, Kukësit etj.) iu deshën ditë e net të tëra për të mbërritur në Vlorën e Flamurit, duke ndërruar gjatë rrugës kuajt e karrocave për të shkuar atje sa më shpejt. Po, në udhëtimet e atëhershme dhe në të tjera të mëpasshme gjatë shekullit të kaluar, ecja përpara bënte të domosdoshme ndërrimin e kuajve, veçse asnjëherë në vend të tyre - njerëzve. Ja kështu!
Mirëpo tani, në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, që përkon me pragun e hedhjes së një hapi të rëndësishëm drejt rrugës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kryeministri ynë po tjerr me shkopin e flamurit kombëtar një lëmsh me fije që na kthejnë shumë kohë më pas, duke propozuar që për të shkuar atje ku i intereson atij, pra në vijim të mbajtjes së pushtetit personal, kapistrat t’u lëshohen kuajve dhe t’u tërhiqen njerëzve. Por, sa të vijojmë në këto radhë me krahasime dhe aforizma, ndoshta është më mirë që të shpjegojmë se çfarë përfaqëson dhe sa i dështuar është ngërçi institucional për Qarkun e Fierit, që Kryeministri në ikje e mbron aq keq sa s’ka ku të vejë, për të mbajtur peng zgjedhjet e 2013–ës.
Historia e këtij ngërçi fillon qysh një vit më parë, kur harta elektorale për pushtetin vendor mori ngjyrën rozë në pjesën më të madhe të saj. Kështu ndodhi edhe në qarkun e Fierit, ku vendet më të shumta në këshillin e tij i zunë të zgjedhurit e opozitës në komunat dhe bashkitë e kësaj njësie territoriale. Për rrjedhojë, edhe kryetari i këtij këshilli u zgjodh nga radhët e këtyre të fundit. Këshilltarët e të dyja krahëve bënë betimin dhe Këshilli i Qarkut të Fierit u konstituua. Megjithatë, këtij të zgjedhuri ligjërisht, asnjëherë deri më sot nuk i ra në dorë vula dhe as nuk iu zyrtarizuan kompetencat. Përkundrazi, nga eksponentë lokalë dhe qendrorë të Partisë Demokratike u ushtrua mbi këshilltarët e majtë një trysni politike, sa me premtime dhe po aq me hakërrime, për të ndërruar kryetarin me rrjedhje të votave nga njëri krah. Kështu, vendi i tij u uzurpua dhe nga krahu i djathtë u zgjodh kryetari i ri, si edhe një administratë e emëruar prej tij në zyra “të pushtuara”. Me pak fjalë, nuk do të teprohej që të thuhej me plot gojën, se u bë një grusht shteti në nivelin vendor.
Por, sidoqoftë, odiseja e padive dhe e ankimeve ligjore shënoi përfundimisht 13 vendime të të tria shkallëve gjyqësore, që legjitimonin si kryetar të Këshillit të Qarkut të Fierit, Vangjel Ndrekën e Partisë Socialiste. Dhe, pavarësisht këtyre vendimeve, asgjë nuk ka ndryshuar. Sikurse asnjëra palë nuk është tërhequr nga pozicionet e veta. Madje, kur Komisioni Europian rekomandoi një muaj më parë, që deri në dhjetorin e ardhshëm të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian (i cili ka fuqinë vendimmarrëse për akordimin e statusit të Shtetit kandidat për anëtarësim në Union) të miratoheshin edhe tre ligje, midis të cilëve edhe ai për Gjykatën e Lartë, kreu i mazhorancës, Berisha ftoi shefin e opozitës, Rama që të autorizonte grupin parlamentar të tij të miratonin bashkërisht ato ligje. Ndërsa, përgjigjja e palëkundur e këtij të fundit ishte negative, sepse - sipas tij - nuk kishte kuptim të miratohej me konsensus, me jo më pak se sa 3/5 e votave të të gjithë deputetëve nga të dyja krahët, pra thjesht dhe vetëm formalisht, Ligji për Gjykatën e Lartë, kur nuk zbatoheshin vendimet e saj, si në rastin e Këshillit të Qarkut të Fierit.
Mirë, po si mund ta justifikojë qëndrimin e vet njëra apo tjetra palë? Si mund t’i jepet zgjidhje këtij problemi kompleks kushtetues dhe ligjor? Berisha, siç kuptohet, qysh herët nuk ka dashur dhe nuk do që të pyesë për vendimet gjyqësore, madje as nuk i përmend ato, të cilat sipas nenit 142.3 të Kushtetutës, organet e shtetit janë të detyruara t’i ekzekutojnë. Përkundrazi, sot e gjithë ditën Berisha lëshon ofertën për të zhvilluar mocione besimi për të gjithë anëtarët e Këshillit të Qarkut të Fierit dhe në të gjitha nivelet vendore që përbëjnë këtë Qark (komuna dhe bashki), duke bërë paralelizma edhe me Kuvendin e Shqipërisë. Sa për këtë të fundit, mund t’i thuhet sa për dijeni Berishës, se mocionet nuk zhvillohen për deputetët, por për largimin nga postet që mbajnë të Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit, pa pretenduar kurrsesi revokimin e mandatit të tyre si deputetë. Po kështu veprohet edhe në nivelin e këshillave lokalë. Neni 32 i Ligjit për organizmin dhe funksionimin e Pushtetit Vendor që përmend Berisha nuk mund ta mbështesë tezën e tij, sepse nuk ka revokim mandati për këshilltarët, sikurse as për deputetët.
Prandaj, të majtët në këshillat e njësive vendore në Qarkun e Fierit nuk kanë kërkuar ndonjëherë mocione besimi për ata këshilltarë që i përfaqësojnë komunat dhe bashkitë e përfshira në Këshillin e Qarkut në fjalë, pasi diçka e tillë është e paligjshme. Përkundër këshilltarëve demokratë që zëvendësuan në mënyrë krejt ilegjitime një anëtar të Këshillit të Komunës Bubullimë, që e përfaqësonte këtë njësi në Qark, me një këshilltar tjetër të kësaj komune. Dhe është fakt që 54 këshilltarët e Qarkut firmosën unanimisht për ta cilësuar absolutisht të pavlefshëm këtë farë ndryshimi. Pikërisht kështu ndodhi edhe me një këshilltar të Komunës Dërmënas, që përfaqësonte këtë njësi në Qark, ndonëse ndërkohë ishte konstituuar Këshilli i Qarkut të Fierit. Pra bie plotësisht si i pabesueshëm ligjërimi së fundmi i Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që duke iu referuar anapolla dy rasteve të mësipërme dhe për t’i bërë temenara shefit të saj kryeministër tentoi të paralelizonte veprimet e mazhorancës me ato gjoja të kryera më parë nga të majtët në Qarkun përkatës.
Përballë këtyre përpjekjeve vlerësohet i drejtë dhe parimor qëndrimi i opozitës, për të mos u tërhequr nga ajo që po merr trajtat e një beteje politike, si edhe për të mos u përulur nga kërcënimi që i bën asaj Berisha, sipas të cilit, në rast se oferta e tij nuk pranohet, atëherë kostoja e mosmarrjes së statusit nga Brukseli do t’i ngarkohej vetëm opozitës. Në këtë rast mund t’i shqiptohet atij mungesa e zbatimit të ligjit, që Komisioneri për Zgjerimin e BE–së, Stefan Fyle e cilësoi si “fjalë magjike”. Këtë cilësim, gjatë një interviste dhënë pas publikimit të Progres–Raportit, ai e ilustroi me kërkesën këmbëngulëse dhe, të paktën kësaj radhe, aspak të tolerueshme prej Brukselit, për zhvillimin në Shqipëri të zgjedhjeve “të lira e të ndershme”, pavarësisht që ishte miratuar konsensualisht Kodi Elektoral.
Kështu pra, e patolerueshme mund të konsiderohet edhe moszgjidhja e ngërçit institucional për Qarkun e Fierit, çka duket qartë se është një çështje plotësisht elektorale, në kundërshtim të hapur jo vetëm me formulën zgjedhore për gjithë botën demokratike, të korsivuar pak më sipër, por edhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me Kartën Europiane të Decentralizimit dhe me Ligjin tonë për Pushtetin Vendor. Në këto kushte, nëse mazhoranca dhe lideri i saj vazhdojnë me arrogancën e tyre të zakonshme dhe të padurueshme, atëherë do të jetë më keq për atë që me vetëdije apo jo e sajoi këtë ngërç, dhe akoma më keq për atë që e mbron me zjarr atë që duhet zhbërë një ditë e më parë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)