Nderrohet Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise ne Janine
Ministria e Jashtme ka bere ndryshimin e numrit nje ne krye te Konsullates se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise ne Janine duke emeruar ne vend te mjekut kardiolog nga Tepelena Esheref Shehun diplomatin Jani Dako deri para pak kohe sekretar i ambasades se RSH ne Athine. Konsulli i deritanishem ne Janine z. Esheref Shehu u emerua ne kete detyre ne mars te vitit 2006. Konsulli i Pergjithshem ne largim Esheref Shehu dha dje nje pritje ne zyrat e Konsullates se Pergjithshme te Shqiperise gjate se ciles ai falenderoi bashkepunetoret e stafin autoritetet e strukturave te pushtetit vendor te Janines per bashkepunimin e tyre institucionet e shendetit zjarrfikesit dhe policine e prefektures se Janines qe kane dhene ndihme per banoret e zonave kufitare me Greqine ne Shqiperi per emigrantet shqiptare dhe minoritare greke qe punojne dhe jetojne ne zonat perreth Janines ne veri te Greqise. Per ndryshimet dhe emerimet e reja ne krye te Konsullates se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise ne Janine per here te pare ka pasur nje jehone me vleresime pozitive per vlerat e bashkepunimit dhe kontributin e kesaj konsullate dhe te vete ish-konsullit Esheref Shehu. Gjate intervistave qe zoti Shehu dha para largimit ne mediat greke ai shprehu falenderimet e qeverise shqiptare ndaj mjekeve greke te dy spitaleve te Janines te cilet ndihmuan dhe risollen ne jete qindra paciente shqiptare qe ishin pa asnje shprese. Ai vleresoi rolin e vecante te bizneseve greke ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise forcimin e marredhenieve tregtare te suksesshme midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek. Diplomati shqiptar Esheref Shehu sipas mediave lokale te Janines para largimit shprehu dhe mbeshtetjen e plote te qeverise shqiptare ndaj investitoreve dhe bizneseve greke. Ne pritjen zyrtare te organizuar ne Janine me rastin e largimit te Konsullit te Pergjithshem z. Esheref Shehu mori pjese dhe pershendeti edhe zoti Mihalis Pandulas deputet i PASOK-ut per Janinen ne Parlamentin grek dhe kryetar i Grupit Parlamentar Grek per Miqesine Greqi-Shqiperi. Ne fjalen e tij pershendetese deputeti grek Pandulas shprehu respektin e tij ndaj personalitetit te z. Esheref Shehu si dhe punen e mire qe ka bere gjate viteve qe qendroi si Konsull i Pergjithshem ne Janine.