E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë Xhinani, përgatiti Folklorikun

GJIROKASTËR- Ka ndërruar jetë muzikologu i njohur Xhihan Xhihani, anëtar jurie dhe pjesë e komisionit të përgatitjes së Festivalit të Gjirokastrës gjatë këtij viti.
Muzikologu 67-vjeçar ka pësuar infarkt në dhomën e tij në hotel, e më pas ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të qytetit.
Miq e dashamirës të muzikës, të njohur e të afërm të muzikologut po kryejnë homazhe në sheshin "Çerçiz Topulli", në shenjë nderimi e respekti për punën shumë vjecare të bërë nga Xhihani.
Xhihan Xhihani një vit më parë ishte përzgjedhur me vendim të institucionit të MTKRS, si komisioner në përgatitjen e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009.
Gjatë kësaj periudhe, Xhihani, së bashku me 20 specialistë të tjerë të fushave të ndryshme kanë përzgjedhur në çdo qark repertorin më të pasur folklorik, sipas kritereve të paracaktuar.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›