Rama: S'ka Kuvend pa hapjen e kutive

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i sapozgjedhur rikonfirmon vendimin e palëkundur të selisë rozë për të bojkotuar parlamentin. Në daljen e tij të parë para mediave, z.Rama deklaroi se kjo është një betejë historike dhe e tillë do të jetë edhe përpjekje e kësaj force politike e cila do të bëhet pjesë e parlamentit vetëm kur të happen kutitë dhe të numërohet vullneti i vërtetë i popullit i shprehur në 28 qershor.
z.Rama tha se lufta kundër treshes -Nano-Meta-Berisha është e ashpër pasi në dorën e tyre qëndron pushteti, paraja, media por jo e drejta me të cilën PS do të fitojë këtë luftë sipas Ramës.
Rama gjithashtu i bëri thirrje të gjithë socialistëve të vjetër të bashkohën në Partinë Socialiste sepse kjo është koha për të bërë ndryshimin historik.
Duke falenderuar të gjithë socialsitët për votën plebishitare, Rama garantoi se do të bashkëpunojë me kandidatin tjetër Maqo Lakrori në të mirë të konsolidimit të së majtës shqiptare.