E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderron jete aktori amerikan James Gandolfini

Është ndarë nga jeta në moshën 51 vjeçare aktori amerikan Xhejms Gandolfini. Personazhi i Toni Sopranos, ndodhej në Romë për pushime, ku dhe ka pësuar një atak kardiak. I bërë dhe më i njohur nga seria kult ‘Sopranot” ku trajtohet jeta e një familjeje italo amerikane në Nju Xhersi, falë dhe interpretimit të tij ironik. Shtëpia e prodhimit, gjiganti HBO është shprehur i tronditur nga lajmi, dhe e kujton atë si një njeri të veçantë, me talent të madh dhe që me sensin e jashtëzakonshëm t ë humorit ka bërë për vete shumë persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›