E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesi zgjedhor ushtria merr ne ruajtje objektet e rendesise se vecante per zgjedhjet

Objektet e rëndësisë së veçantë merren në ruajtje nga forcat e ushtrisë. 
Ky urdhër është nxjerrë në zbatim të akteve ligjore që normojnë detyrat e policisë dhe të forcave të armatosura në kuadër të procesit zgjedhor, si dhe Urdhrit të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes,  dhe ka si qëllim zëvendësimin e punonjësve të policisë së ruajtjes dhe sigurimit të objekteve e planifikimin e tyre me shërbime para dhe gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. 
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar strukturat vendore të Policisë që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve  shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të forcave të armatosura. Dorëzimi i këtyre objekteve do të bëhet i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës të çdo objekti që ka të bëjë me garantimin e sigurisë së tyre.
Për Procesin Zgjedhor Qershor 2013, është shtuar numri i Objekteve të VNV-ve, si dhe QV-ve, me rreth 700 objekte më tepër se në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore Maj 2011 dhe ruajtja e sigurimi i tyre kërkon angazhimin e rreth 1000 punonjësve të policisë, për këtë lindi si domosdoshmëri angazhimi me këto detyra i personelit policor të strukturave të Objekteve që merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me ruajtjen e Objekteve të Rëndësishme Shtetërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›