E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratiset nga komisariati policia e arreston ne seline e PS

Arrestohet brenda selisë së Partisë Socialiste, 29-vjeçari Erges Nilo, i arratisur mbrëmjen e të mërkurës nga ambientet e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës.  Lajmi konfirmohet nga burime të drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Burimet nuk sqaruan se çfarë ka dashur i arratisuri nga policia, në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë.  Të njëjtat burime theksuan se ishin duke u mbajtur në mbikëqyrje të gjithë miqtë e ngushtë ku mund të strehohej 29-vjeçari i arratisur si dhe ishin përdorur teknikat speciale të hetimit, të cilat sollën dhe informacionin për vendndodhjen e të kërkuarit. Nilo është siguruar në ambientet e izolimit të sigurisë së lartë në drejtorinë e policisë së Tiranës ku është duke u marrë në pyetje rreth arratisjes nga Komisariati dhe vendeve ku është strehuar. 

Reagon PS: Ishim ne që njoftuam policinë për prezencën e të arratisurit në selinë tonë
Përmes një njoftimi zyrtar, Partia Socialiste ka shpjeguar se i riu në fjalë ka hyrë në ambientet e selisë së saj rreth orës 13:30, I dëmtuar fizikisht dhe me plagë të dukshme. Sipas PS-së, ai është shtrirë në hollin e selisë e më pas ka qenë personeli i kësaj partie që ka njoftuar Polinë në numrin 129 për prezencën e tij, si dhe shërbimin e urgjencës.
Socialistët e quajnë të turpshme që ky rast përdoret politikisht nga Policia dhe theksojnë se kanë bërë vetëm detyrën, duke telefonuar policinë dhe shërbimin e urgjencës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›