Ndërron jetë astronauti Nill Armstrong

Ish astronauti amerikan, Nill Armstrong, njeriu i parë që shkeli në sipërfaqen e hënës, ka ndërruar jetë mbrëmë në shtetin Ohajo.
Në një njoftim të familjes thuhet se ikona 82-vjeçare vdiq dje në periferi të Sinsinatit, pas një ndërhyrjeje kartiovaskulare në fillim të muajit.
Armstrong komandoi anijen e hapësirrës Apollo 11 që zbriti në hënë më 20 korrik 1969. Ai dërgoi atëhere mesazhin historik radiofonik “ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigand për njerëzimin”. Ndërkohë që bota ndiqte zbritjen në televizion, Armstrong qendroi disa orë duke ecur në sipërfaqen e hënës me astronautin tjetër Eduin “Baz” Oldrin.
Armstrong ishte tërhequr nga jeta publike vitet e fundit, por ai mbajti një fjalim në fillim të këtij viti në Universitetin Shtetëror të Ohajos aktivitetin për nder të pionierit të fluturimeve në hapësirë, Xhon Glen, ish senator nga shteti Ohajo.
Presidenti Obama bëri një deklaratë dje, në të cilën e quajti Armstrongun “një prej heronjve më të mëdhenj amerikanë, jo vetëm për kohën e tij, por për të gjitha kohrat”.