Rama: Referendumi, një lojë pa top për të tërhequr vëmendjen

Kreu i PS-së Edi Rama është shprehur kundër referendumit të propozuar nga kryeministri Berisha për heqjen e imunitetit. Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti Rama
"Nuk ka çfarë duhet një referendum për një çështje kur palët janë dakort për më tepër që shfasin dakortësinë e tyre për heqjen e imunitetit në funsksion të statusit. Është e qartë se ne duam debatin për ndryshimet kushtetuese dhe votimin në parlament të imunitetit brenda shtatorit. Nëse kryeministri ka për qëllim statusin këtë çështje e zgjidhim në parlament, por vetëm të kryejnë të gjitha ndryshimet kushtetutese dhe pastaj votojmë. Në të kundërt Saliu le të vazhdojnë rrugën e tij me referendumin që nuk është asgjë vetëm një lojë pa top për të spostuar vëmendjen e publikut nga situata reale” tha Rama.