Nderron jete ish-Kryeministrja Thatcher

Ish-Kryeministrja britanike Margaret Thatcher ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare për shkak të një iktusi.
Gruaja e parë Kryeministre në Britani, kishte probleme me shëndetin e saj prej të paktën 10 vjetësh. Zëdhënësi i saj, Lord Bell dha lajmin se zonja Thatcher ndërroi jetë për shkak të shëndetit të rënduar. Kohët e fundit ish-Kryeministrja pati një humbje të përkohshme të kujtesës dhe goditje të herëpashershme nga iktuset. Thatcher kaloi 11 vjet në Downing Street, periudha më e gjatë që një kryeministër ka qëndruar në detyrë në shekullin e 20-të. Në vitin 1990, ndryshimet në lidershipin e asaj kohe,sollën edhe largimin e saj nga ky post, por dy vite më vonë ajo mori titullin Baronesha Thatcher e Kesteven. Bashkëshorti i saj Denis, i cili ndërroi jetë në vitin 2003, dhe fëmijët e saj Mark dhe Carol jetuan jashtë Britanisë. Vëmendja për jetën e saj dhe karrierën politike, rierdhi në mendjen e publikut, kur Hollywood realizoi një film për të, me të madhen Meryl Streep, që interpretoi rolin kryesor.