E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, sulmohet kompleksi qeveritar, 7 të vrarë

Një grup kamikazësh ka sulmuar kompleksin qeveritar në perëndim të Afganistanit, duke vrarë të paktën shtatë persona.

Autoritetet policore thonë se njëri sulmues ka shpërthyer eksplozivët në hyrje të kompleksit, ndërsa tre të tjerë, të armatosur me armë automatikë dhe granata, kanë hyrë brenda.

Gjashtë policë dhe një civil raportohet të kenë humbur jetën gjatë betejës dyorëshe në provincën Farah.

Policia tha se të katër sulmuesit gjithashtu janë vrarë.

Komplekset qeveritare në Afganistan janë shënjestra të militantëve, të cilët duan të rrëzojnë qeverinë e presidentit Hamid Karzai, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›