E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë muzikantja dhe moderatorja, McPartland

Marian McPartlandMarian McPartland, muzikante britanike e cila e ka udhëhequr një program të muzikës jazz në Radion Publike Kombëtare amerikane (NPR) për më shumë se katë dekada, ka vdekur në moshën 95 vjeçare, njofton “NPR” në faqen e saj të internetit.

McPartland, moderatorja për një kohë të gjatë e emisionit Marian McPartlands Piano Jazz ka vdekur nga arsye të natyrshme në shtëpinë e saj në Long Island.

Ajo i kishte thënë “NPR” në vitin 2005, se interesimi i saj për muzikën ka nisur kur ajo e ka dëgjuar nënën e saj duke i rënë pianos duke thënë: Që nga ai moment, unë nuk e mbaj në mend ndonjë rast kur nuk i kam rënë pianos, natën e ditën, kudo që isha. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›