E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ukraina pretendon çlirimin e 3 fshatrave të vijës së frontit

Ushtria e Ukrainës pretendon se ka bërë përparim në disa fronte, duke rimarrë tre fshatra, kryesisht Blahodatne, Makarivka dhe Neskuchne.

Forcat e Kievit po bëjnë përparim rreth rezervuarit Berkhivka në veriperëndim të qytetit dhe në dy fronte në jug të qytetit.

“Vendbanimet e Blahodatne dhe Makarivka u çliruan. Trupat vazhdojnë aksionet sulmuese. Asnjë pozicion i vetëm nuk humbi në frontet ku trupat ukrainase janë në mbrojtje” tha zyrtarja Hanna Maliar.

Më herët të dielën, zyrtarë ukrainas  raportuan përparim të ngjashëm në veriperëndim dhe jugperëndim të qytetit, raporton CNN.

Sakaq, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri me dije gjatë fjalimit të mbajtur gjatë mesnatës, se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka filluar një hetim për  shembjen e digës Nova Kakhovka.

Kolapsi në Ukrainën jugore është një nga  fatkeqësitë më të mëdha industriale dhe ekologjike  në Evropë për dekada. Katastrofa ka shkatërruar fshatra të tëra, ka përmbytur tokat bujqësore, ka privuar dhjetëra mijëra njerëz nga energjia dhe uji i pastër dhe ka shkaktuar dëme masive mjedisore.

Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin për shkaktimin e thyerjes së digës, megjithëse është e paqartë  nëse diga u sulmua qëllimisht ose nëse shembja ishte rezultat i dështimit strukturor. Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar gjithashtu njëra-tjetrën për bombardime gjatë përpjekjeve për të evakuuar civilët nga zonat që ata kontrollojnë –  ndonjëherë me pasoja vdekjeprurëse .

“Është shumë e rëndësishme që përfaqësuesit e drejtësisë ndërkombëtare të kenë parë me sytë e tyre pasojat e këtij akti terrorist rus dhe të kenë dëgjuar vetë se terrori rus vazhdon. Dhe vazhdon me granatimet më cinike dhe brutale të territorit të përmbytur, zonës së evakuimit”, tha Zelensky. Ky i fundit tha gjithashtu se qeveria e tij ka ndihmuar në evakuimin e 4,000 njerëzve nga zonat e përmbytura në Ukrainën jugore, ndërsa të paktën 14 persona kanë vdekur nga përmbytjet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›