Respektimi i marreveshjes elektorale
I pari që mbërriti ishte Mark Frroku i Partisë Kristian Demokrate. Më pas mbërritën edhe krerët e disa prej partive kryesore të koalicionit të majtë.
Por takimi i parë i Ramës me aleatët nisi me shtyrje. Paskal Milo la të kuptohej se nuk ishin thirrur të gjithë.
Kështu nga ora 5 e pasdites që ishte programuar fillimisht, krerët kolicionit që fitoi zgjedhjet u rimblodhën pas dy orësh. Më shumë në numër, ndonëse përsëri jo të gjithë.
Pas një orë bisedë, Spartak Ngjela tha se nuk kishin diskutuar me Ramën për poste, ndonëse atë të tijin pohoi se e ka të siguruar.
Mark Frroku tha se Rama kishte kërkuar nga aleatët njerëzit më të mirë për në administratë.
Si në takimin e parë, atë më të ngushtë, ashtu edhe në atë më të zgjeruar, ra në sy mungesa e Skënder Gjinushit, aleat i vjetër i socialistëve.
Ndërsa Rama u largua nga selia pa komentuar.