Ndërron jetë polici i aksidentuar
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit efektivi i policisë se Drejtorisë së Qarkut të Korçës, Ilir Cakërri i cili u aksidentuar rëndë gjatë mbrëmjes së të mërkurës.
Aksidentimi i tij që pati si pasojë vdekjen ka ndodhur në të njëjtin vend ku humbi jetën edhe një 23-vjeçar nga Kavaja, Roland Sakia së bashku me një shtetase rumune 23-vjeçaren Nikoleta Tudoste.
Sipas policisë së Durrësit, 30-vjeçari ka humbur drejtimin e automjetit, tip Ford me targa AA 943 CA, me të cilin po udhëtonte duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes së fortë, 30-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta në kokë e në trup, dhe pas qëndrimit disa orë në reanimacion ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shkak i këtij aksidenti të rëndë, dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë. Ndërkaq, po gjatë pasditen e djeshme, është regjistruar një tjetër aksident me pasojë plagosjen e tre kalimtareve, pjesë e së njëjtës familje në rrethrrotullimin e Kenetës. Të dëmtuarat janë Vila Ndoj, 40 vjeçe, Elisa si dhe Paula Ndoj të moshës 18 e 19 vjeç.
Personat e plagosur janë dërguar menjëherë për në spitali ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi mjetit qe shkaktoi aksidentin është shpallur në kërkim nga policia, pasi pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur 3 viktimat e tij.