E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë pretendenti i fronit mbretëror Leka Zogu i Parë

Ndërron jetë pretendenti i fronit mbetëror Leka Zogu i Parë. Ai ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr.5 në Tiranë ku ndodhej i shtuar prej datës 17 Nëntor pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë.

Nga ana e mjekut Mentor Petrela, diagnoza u përmblodh në pak fjalë, duke argumentuar se pretendenti i fronit mjekohej për vuajtje multisistemike, ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive, ndërkohë që gjendja e tij u përshkrua si relativisht e rëndë, por nën kontroll dhe nën terapinë e nevojshme. Sipas Petrelës, ai vuante në mënyrë kronike nga dëmtime të disa organeve, të cilat për shkak të moshës, kanë përkeqësuar funksionimin e tyre. . Nga ana e familjes mbretërore, gjithçka iu la në dore mjekëve shqiptarë dhe vetë doktor Mentor Petrelës, i cili prej vitesh kujdesej për shëndetin e mbretit.

Një ditë pas shtrimit të Leka Zogu I në spital, kanë vijuar edhe vizitat e krerëve të shtetit, siç ishte vizita e Presidentit Bamir Topi apo e Kryeministrit Sali Berisha, vizita të cilat ishin edhe të shkurtra për shkak të gjendjes së mbretit në ato ditë.

Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 72-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore të tij

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›