City i fortë për Arsenalin

Manchester City ka shënuar fitore minimale në takimin ndaj Arsenalit në Emirates, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Carling Cup.
Në Emirates u zhvillua një takim tejet monoton me Arsenalin që u paraqit me "fëmijët" nga akademia, pasi përbërja e parë me në krye Van Persien dhe pjesën tjetër të titullarëve e shikuan ndeshjen nga shtëpia.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Sergio Aguero në minutën e 84-të që doli të ishte i vlefshëm për Cityn, pasi kualifikoi në fazën tjetër sheikët.
Me këtë fitore Manchester City siguroi gjysmëfinalen e Carling Cup ku takohet mund të takohet me Manchester Unitedin në rast se shorti pas çerekfinaleve të Carling Cup i sheh rivalët lokal përballë njëri-tjetrit.