E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë themeluesja e ZARA-s

www.morenoesquibel.comNdërron jetë në moshën 69-vjeçare Rosalia Mera,themeluesja e zinxhirit të dyqaneve “ZARA” dhe gruaja më e pasur e Spanjës.

Ajo ndodhej për pushime në ishullin e Menorkes në Baleare, e shoqëruar nga e bija dhe një prej mikeve të afërta, kur pësoi një hemoragji cerebrale.

Ajo u transferua nga spitali i Menorkës në klinikën private San Rafael te Korunjas, në veri të Spanjës.

E pershkruar nga revista Forbes, si gruaja qe e beri pasurine me duart e saj, Mera braktisi qe 11 vjeç shkollen dhe punonte si rrobaqepse.

Se bashku me ishte shoqin, ajo ngriti nje biznes te vogel veshjesh ne La Koruna, qytetin e saj te lindjes.

Ne vitin 1975 themeluan grupin Inditeks, qe u shnderrua me pas ne perandorine e veshjeve me market Zara, Massimo Dutti, Bershka, Ojsho, etj. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›