E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet fitues i Grammy, Miguel

tumblr_mbf8wcnUAE1qbzs4lo1_500Këngëtari i zhanrit R&B, Miguel është arrestuar në Los Angeles me dyshimin për vozitje në gjendje të dehur, raporton agjencia amerikane e lajmeve, AP.

Policia tha se 27 vjeçari është nxjerrë nga vetura e tij, BMW X6 pak pas orës 2 të mëngjesit të enjten për qarkullim të shpejtë. Në testin për sasinë e alkoolit, Miguel rezultoi se kishte një pëqindje 0.10 përqind në gjak, ndërsa norma e lejuar ne Los Angeles është 0.08 për qind.

Miguel, në fillim të këtij viti ka fituar çmimin Grammy për këngën e tij,Adorn. Ai gjithashtu e ka një duet me këngëtaren e njohur botërore, Mariah Carey në këngën, Beautiful. Emri i vërtetë i këngëtarit është, Miguel Jontel Pimen. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›