Ndërtesa e Drejtësisë

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, të hënën ka prezantuar planet për ndërtesën e re të drejtësisë, e njohur si Pallati i Drejtësisë, i cili planifikohet të ndërtohet në zonën e Prishtinës së re.
Ministri i drejtësisë, Haki Demolli, ka thënë se gjykatësit, prokurorët dhe nëpunësit administrativ të sistemit të drejtësisë po ballafaqohen me kushte shumë të vështira të punës. Sipas tij ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë ka qenë një synim i kamotshëm, i cili tash po bëhet realitet duke iu falënderuar zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, e cila ka ndarë shumën prej 25 milion euro me qëllim të realizimit të këtij projekti. Plani i përgjithshëm i pallatit, merr parasysh të gjitha kërkesat për funksionalitetin që kërkohet në një kompleks modern të drejtësisë.
Kompleksi i propozuar përbëhet prej pesë ndërtesave periferike, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Supreme, Gjykatat ekonomike, Gjykata e lartë për Kundërvajtje dhe Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Sipërfaqja e përgjithshme e kompleksit të Pallatit të Drejtësisë, do të ketë 27 mijë metra katror me parkim nëntokësor për mbi 200 automjete.
Pritet që në kompleksin e ardhshëm të drejtësisë të punojë një personel prej 625 vetash. Ndërsa në fund të vitit 2012, ose për fillim të vitit 2013 ky projekt do të jetë i gatshëm për tu inauguruar.